Qyteti i Vlorës këtë vit do të jetë edhe më i bukur për pushuesit që do të zgjedhin këtë qytet.
Pas bukurive përrallore që të ofron qyteti bregdetar i Vlorës, në të njëjtat nivele është dhe infrastruktura rrugore, e cila ka pësuar një transformim total krahasuar me disa vite më parë.
Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video e cila tregon për zhvillimin që ka marr ky qytet, duke treguar shndërrimin rrënjësor që ka pësuar qyteti i Vlorës në aspektin e infrastrukturës rrugore.
Rruga në të hyrë të qytetit të Vlorës tashmë është e aksesueshme dhe me të gjitha elementët e sigurisë, si për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për këmbësorët, duke ofruar kështu edhe një sezon turistik më të sigurt.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155905464686523/?t=0