Pak ditë më parë, në media u fol gjërë për një lëvizje të Blendi Fevziut drejt Top Channel duke i rrezikuar vendin e punës moderatorit Ylli Rakipit.
Por pavarësisht fjalëve dhe ofertës së TCH, Blendi Fevziu vendosi të mos lëvizë nga Tv Klan. Por mundësia e lëvizjes ka prishur marrëdhëniet mes dy moderatorëve.
Vetë, Rakipi ka kritikuar hapur Fevziun, duke e konsideruar atë një “velinë”. “Të them të drejtën, unë një herë në javë dal dhe kam shumë frikë.”
Këtu ka njerëz Muçi, që dalin katër herë në javë. Del ai sfilon si velinë, katër herë në javë bërtet, thërret, flet vetë.
Personazhe nga më të çuditshmit, jo vetëm njerëzit që punojnë këtu”, -u shpreh Rakipi. “E ka me Fevziun”, tha Mustafa Nano në studio dhe Rakipi e pohoi gjatë gjithë emisionit.