Loading...

Televizionin Klan ‘rrëmben’ një tjetër talent! Turian Hyskaj jep detaje pse dha dorëheqje nga Vizioni

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Turjan Hysko rrëfehet në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” për të gjitha projektet e reja që pret të nisë në shtator në “Klan”.

Ai gjithashtu ka shuar edhe zërat për një shtatzëni të mundshme të bashkëshortes së tij, Orindës. Programi i ri në “Klan”, ndryshimet e “2XL” dhe shumë detaje të tjera të pathëna i zbuloni në intervistën e mëposhtme.

Pas një periudhe të gjatë kohore që keni punuar në “Vizion Plus”, vendosët të nisni një kapitull të ri në TV “Klan”. Pse vendoset të largoheshit?

Besoj që pas kaq shumë vitesh kërkoja sfida të reja, energji tjetër, dua stimuj të cilët besoj i gjej në “Klan”.

Gjithashtu me largimin tuaj do të merrni me vete edhe grupin e “2XL” për t’u zhvendosur si emision në “Klan”. Ishte propozim i juaji që në fillim apo… ?

Stafi i “2XL” është pothuaj familje për mua. Sigurisht që vendimi për t’u larguar nuk mund të linte jashtë planit një ‘show’ që e kemi ngritur me shumë mund dhe dashuri, kështu që i gjithë stafi m’u bashkua në “Klan”.

Së shpejti do të jeni drejtor i përgjithshëm në “Klan Plus”, a do ta risillni serish “Oktapod” në televizionin e ri?

Jo! Nuk ka vend në “Klan” për “Oktapod”!

A do t’ju bashkohet edhe bashkëshortja, Orinda, në rrugëtimin e nisur?

Jo, jo!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com