Kryeministri Rama e vazhdoi turin e llogaridhënies publike në Himarë, nga ku u shpreh se kthesa në ekonomi dhe në punësim ka nisur.
Nga Himara, Rama theksoi se do të synohet bashkëpunimi financiar për të ndërtuar struktura për të ndihmuar agroturizmin.
“Fshatrave të jugut po u rikthehet i mazhi i bukur, familjeve u është dhënë mundësia të investojnë. Qeveria do të financojë jo me kredi, por me para në dorë këto projekte. Turizmi është motori kryesor i këtij zhvillimi që ne presim në vitet në vijim. Do të mbështesim bujtinat e vogla, që edhe familjet të investojnë në agroturizëm”, tha Rama.
Ndërkohë, kryeministri foli se do të ketë zhvillim jo vetëm të zonës bregdetare në Himarë, por edhe më thellë. “Himara nuk është thjesht bregdeti, por edhe pjesa e brendshme që lidhet me zonën rurale, e cila është e pashfrytëzuar. Rruga do të jetë një arterie zhvillimi shumë e rëndësishme, duke krijuar kushtet për nxitjen e agroturizmit”.
Gjithashtu, kryeministri theksoi nga Himara se furnizimi me energji elektrike tashmë është stabilizuar në zonat bregdetare./sot