Aktori i njohur Laert Vasili iu është kthyer të gjithë kolegëve të tij që e kanë sulmuar pas debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Vasili tha se pasi u morën me të, aktorët që protestonin u morën edhe me nënën e tij, madje përdori edhe disa nga shprehjet që sipas tij i adresoheshin atij.
“Nuk bëhet fjalë për shumicë apo pakicë. Bëhet fjalë për shumicën e aktorëve të cilët ndonëse nuk marrin mikrofonin të bërtasin dhe të ofendojnë. Tani mbaruan me ne dhe nisën me nënat tona. I referohen lëmit që ai ka tjerrë.
Shumica e aktorëve janë për teatër të ri. Kërkohej që nga 2004-tra. Instituti i Zjarrfikëses deklaroi që duhet një teatër të ri. Teatri i ri konsiston në këtë gjë, pasi pas studimit doli se ishte godinë jashtë standardit. Janë bërë dy ndërhyrje në teatër. Në këto dy ndërhyrje është carë godina e teatrit dhe janë futur disa pjesë të tjera.
Ajo që zhvillohet para Teatrit Kombëtar ka kaluar në fyerje dhe epitete të padobishme. Vetëm artistët s’mund të flasin kështu. Mua më kanë quajtur qurrash, lëtyra… edhe termin bir kur*ash. Se na ndajnë dy pikëpamje s’do nisim të shahemi nga nëna”, – tha Vasili.