Dyshja që prezanton “Fiks Fare” e nisën emisionin në mënyrë të çuditshme duke u puthur në buzë dhe së fundmi kanë kaluar në një hap tjetër duke përdorur një fjalor mjaft banal, të pahijshëm për në televizion për më tepër në një orar që ndiqet nga të gjithë grupmoshat.
E gjithçka ka ndodhur për rastin e një burrë nga Durrësi, i cili tha se gruaja i hidhte valium në gjellë dhe më pas prostituonte.
Në një video që po qarkullon në mediat sociale, moderator i fton të gjithë të shikojnë rastin, mirëpo, gjuha e përdorur lë shumë për të dëshiruar.
Një nga moderatorët shprehet “ Sonte në Fiks Fare kemi një skandal vërtetë shumë të madh” ndërsa tjetri e plotëson me fjalinë banale “I jep valium burrit, i merr k**** në gojë komshiut”
Sakaq video e publikuar mban logon e emisionit dhe të televizionit që e transmeton atë dhe tregon vërtetësinë e plotë.