Një tjetër ndryshim në radhën e programacioneve televizive shqiptare.
Këtë herë është radha e Eno Popit që të ndryshojë drejtim, por nuk bëhet fjalë për t’u larguar nga televizioni “Top Channel”.
Që prej 2009-s, Eno Popi ka qenë moderatori i emisionit të mëngjesit, “Wake up”, duke mbetur figura kryesore e tij pas ikjes së Ledion Liços.
Por tashmë, burime për “Blitz.al” bëjnë me dije se Eno Popi nuk do të jetë më moderator i “Wake up”, por do të drejtojë emisionin “Kutia e Fundit”.
“Top Channel” ka blerë patentën e këtij programacioni. “Kutia e Fundit” ka qenë një emision shumë i famshëm edhe në Shqipëri, prezantuar në Tv “Klan” nga Enkel Demi.
Eno Popi ka eksperiencë në këto lloj konkursesh duke qenë edhe moderator i “100 milionë” dhe mbetet të shohim suksesin e tij në këtë drejtim.