Loading...

Një paralajmërim për të gjithë shoferët në Shqipëri! Tani do merrni gjobë edhe për këtë gjë, aksioni ka filluar deri tani 35 gjoba në 2 orë

Policia Rrugore ka nisur një aksion për ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë këmbësorët. Aksioni ka nisur pas shumë aksidenteve, ku këmbësorët janë bërë viktima. Ajo që vihet re është se në vetëm dy orë kontrolle nga Policia Rrugore e Tiranës në një plan masash për dhënien e përparësisë ndaj këmbësorëve, kanë mjaftuar për gjobitjen e 35 drejtuesve të mjeteve.

Ndërkohë policia jep alarmin për numrin e lartë të rasteve të shkeljes së rregullave në Tiranë, duke evidentuar se në 6 muajt e parë të vitit janë ndëshkuar 10 mijë drejtues mjetesh. Një aksion kontrollesh i ndërmarrë nga policia rrugore për vetëm dy orë, ka gjetur me shkelje 35 drejtues mjetesh në Tiranë.

Nisur nga analizat e aksidenteve rrugore të mëparshme dhe rrezikshmëria që karakterizon këmbësorët në vendkalimet e tyre policia organizoi shërbime në forma të ndryshme kontrolli për rreth dy orë. Qëllimi i masave ishte monitorimi dhe konstatimi i drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëve në disa nga rrugët dhe kryqëzimet urbane kryesore të kryeqytetit, ku u verifikuan dhe u proceduan 35 drejtues mjetesh.

Pavarësisht rënies së numrit të aksidenteve në këtë 6 mujor të parë të vitit krahasuar me 2017 me 36 ngjarje më pak, policia konstaton se përsëri në rrugët dhe kryqëzimet e kryeqytetit hasen raste flagrante të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë, kryesisht shkeljet kryesore janë mosdhënie përparësie këmbësorëve, drejtimi nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse për motomjetet dhe ciklomotorrët.

Vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 236 drejtues mjetesh në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërkohë një numër i madh prej 10 mijë drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve, duke shënuar 2900 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com