Loading...

Një lajm që duhet ta marrin vesh të gjithë, këngëtarja super e famshmshe vjen për koncert në Tiranë

Ayo, artistja e njohur e fillim viteve 2000, vjen për herë të parë në Tiranë mbrëmjen e 28 qershorit në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës, duke dhënë një frymëmarrje më shumë në jetën artistike të kryeqytetit të shqiptarëve.

Ayo ka spikatur për talentin e saj në muzikë si instrumentiste që në moshë të vogël, madje ka shkruar këngën e saj të parë në moshën 15-vjeçare, kushtuar nënës së saj, ndërsa përsa i përket shijeve muzikore është ndikuar nga Pink Floyd, Felw Kuti , Donny Hathaway, Jimmy Cliff, Bob Marley.

Albumi i saj i parë “Joyful” u regjistrua në 2006 dhe prej 2007 turnetë e saj anembanë botës nuk kanë ndalur. Albumi i dytë ‘Gravity At Last’  erdhi suksesshëm në 2008 duke qenë për një kohë të gjatë në top listen franceze dhe në ato gjermane.

Albumi i tretë Billie Eve  ishte sërish një sukses për Ayo-n kjo falë edhe bashkëpunimeve me emrat si Craig Ross (kitarist i Lenny Kravitz), reperi Saul Williams, Matthieu Chedid dhe Gail Ann Dorsey.

E njohur dhe e pëlqyer për stilin reggae dhe soul, Ayo do të performojë përpara publikut shqiptar  sukseset e saj si: “Life Is Real” (2006),  “Down on My Knees” (2006), “And It’s Supposed to Be Love” (2007) (2008, US), “Help is Coming” (2007), “Slow Slow (Run Run)” (2008), “On aime, on aide” (2009), “Lonely” (2009), “I’m Gonna Dance” (2011), “I Want You Back” (2011), “Fire” (2013), “Fire” featuring Youssoupha(2013), “Who” (2014), “I’m a Fool” (2017), “Paname” (2017).

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com