Aktorët Hollivudian me famë ndërkombëtare Mel Gibson dhe Jean Claude Van Dam do na nderojnë me ardhjen e tyre në Shqipëri. Sipas “Report tv”, Gibson dhe Van Dam do të vijnë së shpejti në Shqipëri për shkak se do të xhirojnë skenat e një e filmi aksion.
Mësohet se pjesë e filmit pritet të jetë edhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri. Ky lajm me siguri do i gëzojë fansat e aktorëve në Shqipëri të cilët do të kenë mundësi t’i shohin nga afër ose t’i takojnë.