Loading...

Një ditë para dasmës fillojnë vallet e moderatores së njohur shqiptare dhe biznesmenit (Video)

Moderatorja e njohur Jona Spahiu dhe partneri i saj biznesmeni Frenkli Ymeri do t’i japin fund beqarisë dhe do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre.

Është thënë se ceremonia do të jetë ditën e nesërme në datë 10 qershor dhe do jetë shumë private. Mirëpo, ndonënse dasma është nesër si në çdo familje shqiptare kanë filluar vallet.

Miqtë dhe të afërm të moderatores janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e saj dhe janë argëtuar me muzikë popullore.

Pamjet i ka publikuar mikja e çiftit, gazetarja Elona Duro, teksa shfaqen duke kërcyer.

https://youtu.be/BfuWfGVbvBQ

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com