Loading...

Nexhmije Pagarusha i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj më të re në moshën 85-vjeçare/Video

Prej disa vitesh diva e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha i kishte munguar muzikës dhe skenës shqiptare.

Por këngëtarja 85-vjeçare i është rikthyer muzikës me një bashkëpunim me këngëtaren Violeta Kukaj.

Kënga mban titullin “Mbushni gotat” dhe këngëtaret e kanë sjellë me videoklip, ku bie dukshëm në sy pamja e këngëtareve sidomos ajo e Pagarushës, e cila duket në formë mjaft të mirë pavarësisht moshës së saj.

Për muzikën dhe tekstin e këngës është kujdesur Fehri Beqiri, ndërkohë që ka pasur edhe një numër të madh bashkëpunëtorësh.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com