Aksi nacional Tropojë-Valbonë është bllokuar nga banorët e Dragobisë. Kjo për shkak të firmës “Gener 2” ditën e djeshme ka rrezikuar jetën e banorëve me shpërthime brenda në Parkun Kombëtar, ditën e djeshme.
Shpërthimet janë bërë në vendin ku po ndërtohen HEC-et, ku janë rrëzuar gurë e masivë shkëmborë që kanë dëmtuar shtëpitë e banorëve të lagjes Metaliaj në Dragobi.
Për këtë arsye banorët në shenjë proteste janë mbledhur sot reth orës 07:00 të mëngjesit dhe vijojnë ta mbajnë të bllokuar rrugën.