Loading...

Mediat zvicerane na emocionojnë akoma më shumë: Shqiponjat dykrenare goditën Serbinë në zemër/Foto

Media  zvicerane “Blick” falënderon Xhakën e Shaqirin për paraqitjet e sotme. Në artikullin kryesor  ata shkruajnë:  Granit Xhaka, zvicerani me rrënjë kosovare godet Serbinë në zemër. Së pari me golin e barazimit e pastaj me shqiponjën dykrenare. Në anën tjetër Xherdan Shaqiri feston golin e fitores. Kaliningradi i Rusisë përkrahnin “vëllezërit” e tyre serbë, dhe fishkëllenin në çdo mundësi zviceranët me rrënjë në Ballkan.

Pas golit të parë të shënuar nga Mitrovic, pjesa e dytë i takoi Zvicrës. Zuber me një krosim gjen Shaqirin. Gjuajtja e xhuxhit magjik ndalet, por topi vjen deri tek Xhaka që është i lirë, dhe ai e takon topin për mrekulli nga 25 metra duke e futur në gol. Xhaka që lëviz buzët kur këndohet himni zviceran, festoi në mënyrë shqiptare.

Çfarë provokimi ky për Serbinë e cila ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por ka edhe më mirë. Gavranovic gjen papritmas Shaqirin, i cili fut topin në mes të këmbëve të portierit Stojkovic. Ai heq fanellën e tij dhe bën Aladinin me llampë magjike. Serbët na sjellin fat!, shkruan Blick në artikullin e tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com