Loading...

Lemeri dhe panik, masivi i gurëve mbi autobus. Nisen urgjent drejt Tiranës dy pasagjere (Video)

Pasagjerët e një autobusi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin përjetuan një situatë tmerri. Si pasojë e shkëputjes së gurëve nga mali mbetën të plagosura 2 gra.

Dyshohet se gurët kanë rrëshqitur si pasojë e shirave të rënë gjatë natës.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, shoferi i autobusit Pal Paci thotë se po transportonte punëtorë të një fabrike të peshkut dhe se ka 20 vite që punon si shofer, por nuk ka hasur në një fenomen të tillë.

“Kam 20 vjet shofer dhe nuk kam parë diçka të tillë. Rrezikojnë të shkëputen edhe gurë të tjerë në këtë aks rrugor dhe duhet të merren masa”- thotë Pal Paci.

Nga shkëputja e gurëve nga mali, të cilët ranë në autobusin me targa AA 971 JZ janë plagosur dy gra, njëra prej të cilave është dërguar në Tiranë dhe tjetra po merr mjekim në spitalin e Lezhës.

Njoftimi i policisë

Me datë 06.06.2018, rreth orës 06:42, është marrë njoftim se në rrugën Lezhë – Shëngjin, tek vendi i quajtur “Knalla”, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ, me drejtues shtetasin P.P. i cili po kalonte aty në ato momente.

Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com