Loading...

Largohet nga “Portokalli”, Florjan Binaj flet për herë të parë: “Asgjë s’është e përjetshme”

Florjan Binaj është një ndër aktorët më të suksesshëm të humorit në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’, aktori foli për herë të parë për lajmet e publikuara për një largim të mundshëm nga “Portokalli”.

“Asgjë s’është e përjetshme. Mund të vij një periudhe që mund të jetë edhe fundi i ‘Portokallisë’. Do jemi ata që kemi thyer gjithmonë rekorde.” – tha Florjan Binaj.

I pyet nga moderatori Ermal Peçi nëse ka marë një ofertë nga aktori humorit Besart Kallaku, ai u përgjigj: “Nuk ka asgjë konkrete. Janë thjesht thashetheme, për momentin. Mendoj se gjithmonë ka qenë dera e hapur për projekte të reja, kudo qofshin’.

Kujtojmë se në nisje të sezonit televiziv 2017, u njoftua se Florjan Binaj kishte vendosur të largohej nga emisioni “Portokalli”, për shkak të debateve me produksionin. Aktori kërkonte të drejtat dhe autorësinë e roleve të luajtur prej tij. Produksioni u detyrua të pranonte kushtet e vendosura nga Binaj.Kujtojmë se në nisje të sezonit televiziv 2017, u njoftua se Florjan Binaj kishte vendosur të largohej nga emisioni “Portokalli”, për shkak të debateve me produksionin. Aktori kërkonte të drejtat dhe autorësinë e roleve të luajtur prej tij. Produksioni u detyrua të pranonte kushtet e vendosura nga Binaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com