Loading...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore që lufton me ankthin çdo ditë: Unë qaj shumë, e kam të vështirë

Ajo është një këngëtare e jashtëzakonshme, me famë botërore e cila e ka nderuar vendin tonë me emrin e saj kudo. Bebe Rexha është një këngëtare dhe kompozitore e suksesshme, por ajo po lufton ankthin prej shumë kohësh.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi betejën e saj të përditshme me ankthin. 28-vjeçarja shprehet se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte fëmijë.

“Unë qaj shumë. Është e vështirë. Kam terapistin tim dhe kam njerëz me të cilët flas. Është një betejë e përditshme,”-tha Bebe.

Përveç terapisë, këngëtarja përpiqet që të qëndrojë e zënë gjatë gjithë kohës dhe të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com