Ai është një nga reperët më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptarë dhe ditën e djeshme Getinjo ishte i ftuar në emisioni “1 kafe prej shpisë”.
28 – vjeçari gjatë intervistës zbuloi disa detaje interesante dhe të panjohura më parë për jetën e tij.
Ashtu siç ishte edhe shpjegimi i tatuazhit në formë loti poshtë syrit të tij. Ai tregoi se e quan atë “loti i thatë” dhe shpesh e kanë pyetur për kuptim e tij, madje edhe e kanë gjykuar pa e ditur kuptimin që ka për të.
Loti i mbushur me të zezë do të thotë se ai person ka vrarë dikë dhe e ka vuajtur dënimin për të, ndërsa tatuazhi i Getinjos do të thotë se ai ka humbur dikë shumë të dashur për të.
“Unë kam humbur shokun e ngushtë dhe ky tatuazh shkon 100% për të… Kjo do të thotë që unë do të qaj gjithë jetën për të” – ka shpjeguar reperi gjatë intervistës.