Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha dhe biznesmeni Vis Bajraktari prej vitesh janë në një lidhje dashurie. Dyshja e ka filluar marrëdhënien e tyre që në moshë shumë të vogël dhe pas 6 vitesh ata janë sërish bashkë. Dita e sotme është një ditë e veçantë për Visin, pasi ai feston ditëlindjen e 25.
Sakaq lajmin e ka dhënë vetë biznesmeni nëpërmjet një postimi në Instastory, teksa ka treguar se është duke e festuar në një destinacion super luksoz.
“U zgjova 25 sot” , shkruan Visi mbi një video ku shfaqet mbi një jaht duke shijuar pamjen me alkool dhe miq. Siç shihet ai ka zgjedhur që përvjetorin e 25-të ta festojë në Saint Tropez.
Edhe pse Lori nuk ka hedhur ndonjë postim në profilin e saj, mesa duket dhe ajo së bashku me Sarën janë të pranishme në këtë udhëtim.
Këtë gjë e ka treguar Sara e cila pak më parë ka publikuar një video, ku shihet se është duke pushuar në të njëjtin vend turistik si dhe Visi.