Gangsteri i njohur shqiptar, i cili rrëzoi familjen “Gambino” të mafies italiane, është i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, për të rrëfyer të pathënat e jetës së tij.
Në një moment, Çani e ka pyetur atë nëse ishte e vërtetë që gjyshi i tij ka pasur miqësi me Enver Hoxhën dhe vinte sa herë që të donte në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit, pasi ai jetonte në Amerikë.
“Po kjo është e vërtetë. Enver Hoxha ishte një kushuri i largët për ne dhe gjyshi im vinte shpeshherë në Shqipëri. Ai mbante syze dhe e pëlqente Partinë Komuniste”, rrëfeu John mbi këtë çështje.