Loading...

Gazetari : Më akuzuan për vjedhje parash, ja pse e humba punën në Top Channel

Gazetari i lajmeve rozë Flavio Qarri ka qenë i ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi.

Në intervistën e tij, gazetari ka treguar një moment të vëshirtë që ka kaluar në jetën e tij, duke iu prekur edhe karreria në televizionin ‘Top Channel’.

Ai ka rrëfyer se është akuzuar për garbitjen e 200 mijë lekë të vjetra, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Një ngjarje kjo e cila ka ndodhur rreth 2 vite më parë në kryeqytet.

Qarri ka treguar çdo detaj të ngjarjes: “Më ngritën peshe tre autoblinda, në orën 5 të mëngjesit. Ajo për të cilën më vjen keq për arrestimin tim është se  ishte ditëlindja e tim eti, u lëndua shumë. Qëndrova tre ditë i izoluar, humba 6 kile edhe 2 vjet gjyqe, për…. 20. 000 lekë.

Ngjarja ndodhi ekzaktësisht kështu. Unë shkoj të tërheq lekë në bankomat, dalin 20 mijë lekë pasi unë kisha kryer veprimet, futjen e kodit etj. Dhe unë i bindur që ishin paratë e miai tërhoqa dhe vazhdova jetën time.

Pas 6 muajsh më telefonojnë dhe më thonë s’ishin paratë e tua. Unë i ktheva, para se të më hapeshin probleme. Por kjo banka në bashkëpunim me këtë prokurorin e çuditshëm që të mos pranonin se ishte faji i bankomatit më denoncoi.

Kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse humba punën në TCH. Unë isha me shumë miq, me shumë të ardhura dhe nuk kisha asgjë në dorë që të vërtetoja të drejtën time.”

Flavio tregon se ngjarja kishte ndodhur më një bankat e kryqytetit teksa prezantuesi i tha se historia e tij, e trishtë, ngjan me skenaret e filmave të Hollywood-it.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com