Ish kryeministri Fatos Nano mbahet mend si lideri historik i Partisë Socialiste, drejtimin e të cilës e ka mbajtur për rreth 13 vite. Edhe pse ka kohë që është tërhequr nga drejtimi i saj dhe nga politika në përgjithësi, si duket Nano nuk i ndahet pasardhësit së tij, Edi Rama.
Mjafton një kontroll i shkurtër në Instagramin e tij zyrtar, për të kuptuar që Nano nuk i ndahet Ramës, të cilin e ndjek së bashku me disa figura të tjerë të PS-së.