Loading...

Ermal Meta shtang të gjithë, tregon fëmijërinë e tij të vështirë: “Shisja gazeta në semafor”/Foto

Ermal Meta këngëtari me origjinë shqiptare i cili karrierën e tij e ka zhvilluar në Itali ditën e djeshme ka mbërritur në Tiranë, ku dhe sot në 1 qershor do të mbajë një koncert në Sheshin Skënderbe.

Përpara performancës së tij Ermali ka vendosi që të bëjë një konferencë për mediat, ku dhe ka rrëfyer më shumë gjëra për jetën e tij private dhe për famën që ka fituar në Itali.

Por siç tregoi dhe këngëtari jeta e tij nuk ka qenë kaq e thjesht, pasi rruga drejt famës ka qenë e mbushur plotë me vështirësi.

Ermali tregoi se i është dashur të punojë që në moshë të vogël , por mendjen e tij gjithmonë e ka pasur tek pasioni i tij.

“Kur isha 14 vjeç shisja gazeta në semaforë dhe ngaqë nuk e dija që boja linte gjurmë, kur prekja fytyrën bëhesha sterrë i zi. Kur shkoja në shtëpi mamaja gjithmonë më pyeste, “ku ke qenë?”. Unë i thosha që isha në punë, por thoshte që nuk më besonte”, tregoi Meta.

Ndër të tjera këngëtari ka rrëfyer se pavarësisht vështirësive që ka hasur në jetën e tij kurrë nuk hoqi dorë nga muzika.

“Duart i kisha atje në punë, por mendja ishte në vend tjetër. Çfarëdolloj eksperience pune që kisha, mendja shkonte te muzika. Çdo njeri që takoja ishte një histori. Secili i ka historitë brenda, mund t’ia lexosh pak në sy, por jo gjithmonë. Kështu që pjesën tjetër e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Shkoja në shtëpi e shkruaja këngë, e ndjeja urgjencën e krijimtarisë. Fillimisht kisha më shumë me pasion pianon sesa kitarën. Kur theva këmbën në basketboll, i thash një shoku të më sillte një kitare, ta mësoj. Aty zbulova një botë tjetër”, u shpreh Ermal Meta.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com