Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të behët baba për herë të parë.
Veliaj ka zgjedhur pikërisht 1 qershorin, festën e fëmijëve për të bërë publikë këtë lajm të veçantë për të.
Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij , Arjola Xoxën, ndërsa në dixhiturën e fotos uron festën e 1 qershorit.
“ Urime nga ne të tre” shkruan kryebashkiaku në foton e postuar.