Ditën e djeshme FIFA mori vendimin për dy futbollsitët me origjinë shqiptare Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin të cilët i dënoi me gjobën prej 10 mijë frangash zviceranesh dhe kapitenin e Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, me 5 mijë, për simbolin e shqiponjës që bënë për të festuar fitoren kundër Serbisë.
Kjo gjë u komentua gjatë në media ditën e sotme dhe madje shumë tifozë shqiptar u treguan të gatshëm që gjobën e tre futbollistëve ta paguanin ata. Ndërkohë vetë Xhaka dhe Shaqiri deri më tani nuk kishin reaguar për këtë vendim.
Pak minuta më parë ka qenë Xhaka ai i cili ka treguar se në fakt nuk ja ndjen për gjobën që ka marrë. Ai ka publikuar një foto në Instgram, teksa shihet i buzëqeshur duke bërë stërvitje.
“Ndihem i lumtur dhe i relaksuar. Do bëjmë gjithçka që të sigurohemi të kalojmë në raundin tjetër nesër.”, shkruan Graniti pranë fotos së tij.