“Vajzat e fshatit” është produksioni i parë muzikor i moderatorit Kelvi Kadilli, i cili ka vendosur të sfidojë veten edhe si këngëtar përballë publikut. Mirëpo në një intervistë në emisionin “Thumb”, moderatori i “Pop Culture” ka treguar se nuk ka marrë vetëm përgëzime, por se ka pasur edhe kërcënime për jetën pas publikimit të klipit.
“Kam marrë kërcënime për jetën: Po të pashë në rrugë do të vras… Inati i njerzve ndaj meje është i tmerrshëm. Nuk kam frikë nga asgjë se nga ‘Instagrami’ nuk të vret njeri. Kënga ime po s’të pëlqeu mos e dëgjo. “,- ka rrëfyer Kelvi duke treguar se pavarësisht kërcënimeve ai nuk ka frikë.
Moderatori është shprehur se kënga është vetëm një eksperiment i tij. “Vajzat e fshatit” është një këngë ironike për të gjitha vajzat e sotme që ndyshe shfaqen në rrjetet sociale dhe ndryshe janë në të vërtetë.