Loading...

E kritikuan se shkon në plazh me grim, Aurela nuk ia përton komentuesëve, shikoni se çfarë bën ajo/Foto

Ditën e djeshme të gjitha portalet shkruan për pamjen e këngëtares Aurela Gaçe në plazh. Ajo u shfaq me make up teksa merrte rreze dielli pranë të bijës dhe nuk e pati aspak problem të tregojë në rrjete sociale se ishte e lyer dhe nuk i pëlqente rregulli ‘ujë e sapun’ në plazh.

 

Mirëpo duket se ajo ka marrë kritika për grimin në plazh dhe vetëm pak më parë ka vendosur t’u përgjigjet dhe t’u mbyllë gojën kritikuesve  me një foto ku duket me rroba banje duke marrë rreze dielli, e tëra e grimuar.

Mbi foton e postuar në Instastory, këngëtarja shkruan: “ ‘Pse e grimuar shkohet në plazh?’ Po ashtu siç ka njerëz ‘ujë e sapun’, ka edhe kështu… Madje ngjyrat janë të gjitha kundra ujit… Edhe jo tani, por që kur zbulova grimin, e kam shok të ngushtë…”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com