Biznesmeni nga qyteti i Vushtrrisë, Naser Imeri, çdo vit dhuron nga 200 mijë euro për bamirësi. Ai këtë javë ishte i ftuar në emisionin N’Kosovë Show ku ka treguar më shumë për punën e tij.
Imeri tha se kishte një fëmijëri të vështirë për shkak të financave të pakta. Kështu ai kishte dalë jashtë vendit për të kërkuar një jetë më të mirë. Atje ai arriti të ndërtonte një kompani me vlerë milionëshe por nuk e harroi vendin e tij.
Kompania e tij çdo vit ndanë një shumë të madhe nga të ardhurat për bamirësi. Deri më tani shpjegon se punën e tij humanitare nuk e ka bërë publike.