Në kantierin e ndërtimit të By Pass-it të Vlorës, prej më shumë se një viti nuk ka më asnjë mjet dhe punëtor. Firmat nënkontraktore shqiptare kanë braktisur këtë kantier ndërtimi, pasi nuk janë paguar nga kompania Serenisima, e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në këtë By pass.
Vonesat në ndërtimin e By-Passit të Vlorës, i kanë sjellë dëme të konsiderueshme shtetit shqiptar. Raporti i auditit të KLSH-së gjeti shkelje në mosrespektimin e afateve.
Deri tani nga projekti në By-Passin e Vlorës janë kryer vetëm 10% të punimeve, ndërkohë që kontrata parashikonte përfundimin e tyre në shtator të këtij vitit 2016.
Ndërtimi i Bypass-it të Vlorës është i rëndësisë së lartë dhe pretendohej se do të ndërtohej brenda standardeve evropiane, ndërsa do t’i jepte frymëmarrje lëvizjes në qytetin e Vlorës, si dhe do të përmirësonte qarkullimin në jug.
Gjatësia e këtij aksi është 29 km me një fond prej 53 milionë eurosh. Sakaq kompania ka shpallur falimentin në shtetin fqinjë të Italisë, ku është e regjistruar, duke përjashtuar përfundimisht çdo mundësi për dëmshpërblim ndaj shtetit shqiptar.
9 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)