Ajo është dietologia më e njohur në Shqipëri. Në llogaritë e Blerina Bombajt në Instagram dhe Facebook, nuk mungojnë kurrë fotografitë nga puna e saj dhe jeta në fermë.
Kjo jetë është shndërruar në strehën e lumturisë jo vetëm për të dhe familjen, por për këdo që e viziton atë.
Ama Blerina nuk do t’ia dilte kurrsesi mbanë po të mos kishte pranë njerëzit e duhur, mes syresh vjehrra e saj.
Edhe pse marrëdhënia nuse-vjehrrë vijon të konsiderohet si një ndër më problematiket, duke se ky nuk është rasti i Blerinës dhe zonjës Lule.
“Vjehrra ime e qeshur dhe punëtore, e papërtuar dhe pa fjalë! Zoti na jep në jetë njerëz që na e vështirësojnë ose lehtësojnë jetën.
Çfarë fati është të rrethohesh nga këta të dytët dhe çfarë mëkati është të mos arrish ta vlerësosh!”, -ka shkruar Blerina bashkangjitur fotografisë ku na njeh me mamanë e bashkëshortit.