Në fillim të këtij viti, Bleona tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave, edhe atyre botërore, me veshjen në festën e Oscar, veshje që konsistonte në një fustan rrjet që në pjesën e sipërme i tregonte fushë gjoksin. Mirëpo kjo veshje siç duket ka qenë më e pakta që mund të shihni nga Bleona.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka gati klipin e ri që do të publikohet këtë javë dhe sot ka zbuluar një prej veshjeve të klipit.
Bleona shfaqet e veshur me një rrjetë me xixa, por që nën të nuk ka veshur asgjë as lart dhe as poshtë, ç’ka ka bërë që këngëtarja t’i lërë sërish gojë hapur të gjithë.
“I don’t need your love” quhet kënga e re e Bleonës e cila flet për një histori personale. “Çdo njëri nga ne e ka kaluar këtë. Mezi po pres ta dëgjoni”, shkruan këngëtarja.