Loading...

Blendi Fevziu publikon foto me të atin që e birësoi dhe ja si e quan atë/Foto

Ndërkohë që mediat po vlojnë për largimin e tij nga “Tv Klan”, moderatori i njohur Blendi Fevziu ka zbehur disi largimin e tij me një super foto.

Blendi na prezanton me babanë e tij përmes një fotoje të këndshme në Instagram, ku shkruan: “Me tim atë”.

Babë e bir qëndrojnë në një studio me libra, ndërsa në fytyrat e tyre vihet re buzëqeshja.

Komentuesit kanë vënë re ngjashmërinë mes Blendit dhe të atit teksa shkruajnë:

“Fisnikëri e trashëguar”.

Tashmë të gjithë e dinë që, Blendi është fëmijë i birësuar. Mbiemri i tij i parë nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi, ndërsa ky lajm është bërë i njohur, që në vitin 2011.

Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi. Ka qenë Ali Fevziu, i njohur si daja i nënës së gazetarit, ai që e ka birësuar Blendin në një moshë të brishtë.

Sa i përket largimit nga “TV Klan”, Blendi bëri me dije pak ditë më parë se po e konsideron ofertën. Në një intervistë për emisionin “Provokacija”, Fevziu tregoi se është e vështirë të merret një vendim, pasi po e mban pezull tundimi emocional.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com