Bota e artit është në zi, pasi është ndarë nga jeta aktorja Eunice Gayson, e cila njihet botërisht me rolin e saj si Sir Sean Conner, si e dashura e vetme e Agjentit 007. Mësohet se ajo humbi jetën në moshën 90-vjeçare për shkaqe natyrore.
Lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së madhe e ka bërë të ditur familja e saj nëpërmjet në postimi në faqen zyrtare të saj në Twitter.
“Një grua mahnitëse që la një përshtypje të qëndrueshme për të gjitha ata që i ka takuar. Ajo do të na mungojë shumë”, shkruhej në postimin në Twitter të bërë nga familjarët e saj.
Eunice Gayson lindi në 17 mars të vitit 1928 dhe ka qenë femra e parë që është shfaqur në një projekt në televizion me filmin e James Bond.
Gayson do të kujtohet gjithmonë pasi është ajo që ka thënë edhe shprehjen e famshme që të gjithë e përdorin, “Bond, James Bond.”