Loading...

Albërie tha se e tradhtonte, ja si reagon ish-bashkëshorti i saj pas kësaj deklarate/Video

Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj pranoi publikisht se gjatë martesës së saj bashkëshorti e kishte tradhëtuar, ndaj kjo ishte njëra prej arsyeve që Albëria ishte ndarë prej tij. Megjithatë ajo tregoi se kishte marrëdhënie të mira me babain e vajzave të saj dhe ata ruanin respekt për njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, Albëria ishte e ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’. E pyetur nga moderatori nëse ish-burri i saj ishte sikletosur nga deklaratat që ajo kishte bërë, Albëria tregoi se ai ishte shumë mirëkuptues.

“Jo, absolutisht. Ai ka një repsekt të jashtëzakonshëm, pavarësisht se u bënë shumë vite. Ai nuk është se i ka bërë me qëllim, ai ka qenë fëmijë për vete. Është njeri që kupton, e kupton jetën shumë mirë. Ai ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh. Njeriu i parë që unë mund ta marr në telefon nqs unë kam hall ose problem është ai.”- ka rrëfyer Albëria.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com