“Artisti nuk heq dorrë kurrë, nuk dorëzohet. Të bësh këtë pyetje është psikopati, është kancer kjo frazë”, ka thënë ajo.
Aktorja dhe këngëtarja e njohur shkodrane, Justina Aliaj, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në studion e Arjan Çanit, por ajo është nxehur me pyetjet e tij,
Ai e ka pyetur nëse po e mbyllte karrierën e saj me këtë shfaqje, si një mbretëreshë , dërsa ajo I është kundërpërgjigjur me revoltë: “Të bësh këtë pyetje është psikopati, është kancer kjo frazë”, ka thënë ajo.
Çani më pas është përpjekur ta rregullojë pyetjen, duke i thënë asaj se e kishte keqkuptuar dhe se kishte nënkuptuar që mund ta linte për një moment karrierën, siç bëjnë shumë artistë.