Loading...

Aktorët italianë ofendojnë rëndë Ermal Metën prej origjinës shqiptare, por ai ju kthen përgjigjen që meritojnë pa iu “dridhur qerpiku”

“Erdhe me gomone nga Shqipëria dhe të shpëtuam ne puliezët, tani je në gjueti për para!”

Një batutë që kushdo mund ta quante raciste, nga dy aktorët italianë Pio D’Antini dhe Amedeo Grieco, të ftuar në finalen e spektaklit “Amici” të Maria De Filipi, përkundër këngëtarit Ermal Meta.

Por ajo që mund të cilësohej si një slogan i pastër diskriminimi, sot përdoret me ironi në Itali.

Gjatë transmetimit të së hënës mbrëma në ‘Canale 5’, Pio dhe Amedeo bën edhe një apel për ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini.

“E shikon që këta djem janë të talentuar, hajde tani, le ti mbajmë”, thanë ata duke iu referuar shqiptarëve, shkruan noa.al.

Ndërkohë duket se Ermal Meta u argëtua me qëndrimin e tyre, ku një ditë më vonë reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Pio dhe Amedeo, gjithsesi duhet të më ktheni gomonen!”, shkroi Ermali me të qeshur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com