Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, njëri në Unazën e qytetit dhe tjetri pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Në aksidentin e parë ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë, ndërsa në aksidentin tjetër i plagosur ka mbetur një i moshuar.
Informacion Paraprak
Rreth orës 09:30, në unazën e qytetit Elbasan shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA920CV, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H, 70 vjeç , banues në Elbasan. Shtetasi R.H u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Ndërkohë dje në katër aksidente u shënuan disa të plagosur dhe një viktimë.