Prej ditës kur ajo dhe bashkëshorti Bes Kallaku bënë publike se janë në pritjen e ëmbël, Xhensila Myrtezaj u tërhoq nga rrjetet sociale, e përpos fotove nga ditëlindja, të tjera nuk pamë më të këngëtares.
Ama teksa po shkon drejt fundit të shtatzanisë dhe së shpejti në duar çifti do të ketë vajzën e tyre të parë, Xhensila ka surprizuar sot fansat.
Këngëtarja ka publikuar pak më parë në faqen e saj në Instagram dy foto selfie, ku duket shumë bukur.
Fytyra e saj ëngjëllorë padyshim që ka marrë më mijëra aksione në rrjete sociale.
Xhensila është një nga femrat më të bukura shqiptare dhe duhet pranuar se edhe shtatzania i ka dhuruar një nur kaq të hijshëm. /ShkodraNews