Loading...

Vlorë : Policia Aksion kontrolli, masa drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit (Foto)

Me synim rrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Pergjithshme të Policisë ka zbritur në një aksion në qytetin e Vlorës.

Grupet e policisë janë vendosur në rrugën Transballkanike i njohur si një prej akseve më problematike, ku dhe respektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve lë shumë për të dëshiruar.

Nga kontrollet e ushtruara deri në mesdite radari i rrugorëve ju ka marrë patentat 20 drejtuesve, pasi kanë tejkaluar shpejtesinë e lejuar ne transballkanike, ndërkohë që 30 masa administrative janë marrë për mosvendosje të rripit të sigurimit, 25 për perdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 10 për mosrespektim të këmbësorve.

Image may contain: one or more people, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, car and outdoorImage may contain: car, sky and outdoor

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com