Sot Arian Çani njihet nga të gjithë, emisioni i tij prej vitesh është ndër më të ndjekurit, vetë ai krijon shpeshherë zhurmë me deklaratat apo veprimet duke u kthyer në një nga moderatorët më të komentuar.
Por çfarë ka punuar para se të bëhej ky që është sot?
Këtë moderatori e ka zbuluar sot në “Xing me Ermalin”, në rubrikën ‘Pyetje nga Facebook’, kur u pyet nga një fans se çfarë pune bënte para se të behëeshe i famshëm.
“Kam punuar gazetar nëpër gazeta, në shtypin e shkruar”, u shpreh Çani.