Ka pushtuar mediat e huaja skandali që ndodhi sot në natën finale të Eurovisionit ku teksa këngëtarja britanike Surie po këndonte, dikush hyri në skenë.
Personi i mori mikrofonin këngëtares dhe tha diçka para se rojat e sigurisë ta kapnin.
Pak më vonë mediat e huaja kanë shkruar se personi është shprehur: “Nazistë të mediave britanike, duam liri”.
Këngëtares Surie iu ofrua të performojë sërish, por ajo dhe skuadra nuk pranuan duke u shprehur se janë krenarë me performancën e saj.
https://youtu.be/WD0tdIGHKWw