Loading...

“Shpresoj të më sjellë fat dhurata jote”, fansja e huaj në karrige me rrota surprizon Eugent Bushpepën në Eurovizion (Foto)

Një fanse ka surprizuar Eugent Bushpepën gjatë përgatitjeve për Eurovizion.

Ajo i kishte blerë një dhuratë dhe kishte mësuar fjalët shqip për t’i thënë: “Ke këngë shumë të bukur”. Këngëtari është ulur në gjunjë pasi ajo ishte në karrige me rrota dhe e ka falenderuar duke i thënë: “Shpresoj të më sjellë fat dhurata jote”.

Gjatë konferencës për shtyp, gazetari britanik tha se kënga e Bushpepës është kënga shqiptare më e bukur e prezantuar ndonjëherë në “Eurovision”, ndërsa gazetari polak e cilësoi si këngën më fenomenale të “Eurovision-it” këtë vit.

Ndërkohë, faqja e internetit “Wiwiblog”, që merret me të gjitha performancat e “Eurovision”-it, shkruan se rokeri shqiptar kapi notat e tij më të arta pa iu dridhur aspak zëri. Me kërkesën e gazetarëve Eugenti performoi “live” gjatë konferencës për shtyp.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com