Moderatorja Rudina Magjistari gjithnjë kalon fundjava jashtë Tiranës ose edhe jashtë Shqipërisë.
Këtë herë ajo ka zgjedhur Zvicrën për të kaluar disa ditë relaksi sëbashku me familjen e saj.
Si gjithnjë Rudina kujdeset që të mos e ekspozojë shumë vogëlushen e saj Mia dhe diçka të tillë ka bërë edhe në postimin e saj të fundit.
Në foton e publikuar mëngjesin e sotëm e shohim moderatoren e njohur mjaft të qeshur dhe në formë, ndërkohë që ndodhet buzë liqeni me Mian e saj.
Përmes fotos arrijmë të dallojmë se Mia është rritur mjaft duke u bërë një zonjushë e vërtetë.