Moderatorja Alketa Vejsiu dhe regjisorja e njohur Vera Grabocka janë një nga dyshet e pandara të televizionit shqiptar që ndër vite kanë sjell për publikun shqiptar një serë programesh të suksesshme.
Ato përveçse kolege në punë, janë edhe dy mikesha shumë të mira dhe madje familjet e tyre janë edhe shumë të lidhura.
Së fundmi bashkëshorti i Vera Grabonckës, aktori i njohur shqiptar Timo Floko, e ka emocionuar shumë moderatoren pasi i ka bërë një dhuratë shumë special vajzës së saj të vogël, Nikol.
Në librin e tij aktori i ka dedikuar një poezi vajzës së moderatores. Alketa e prekur nga kjo surprizë e ka ndarë këtë poezi me ndjekësit e saj.
“Timo Flloko… Te them Faleminderit nuk e vleresoj sic duhet kete dhurate te vyer,”- shkruan Alketa në përshkrim të postimit të saj.