Loading...

Prej vitesh e larguar, vajza e Verës dhe Timo Fllokos përlot prindërit: Jam e lumtur që jeni dhe jetoni në qiellin e Tiranës

Mbrëmjen e djeshme aktori i njohur shqiptar Timo Flloko dhe bashkëshortja e tij Vera Grabocka mblodhën të gjithë personazhet e njohur të vendit tonë në një mbrëmje për të promovuar librin e ri të aktorit ‘Kërcim në bosh’.

Edhe pse të pranishmit ishin të shumtë në numër, vajza e çiftit të njohur, Linda Flloku për shkak të angazhimeve të saj në Los Angeles të SHBA-së nuk mundi të vinte në këtë mbrëmje të rëndësishme.

Mirëpo nuk mund të mungonte një mesazh për këtë libër të babait të saj. Ajo ka dërguar një videomesazh shumë të ndjerë dhe emocionues që ka prekur shumë dy prindërit e saj.

“Kjo jetë e përkohë kërkon harmoni, ska kohë për të urryer, kërkon dashuri…Mall i pamatë tek ta do më kthejë, si premtim i heshtur i jetës që përtej. Mirëmbrëma! Ky zë vjen nga larg, por vjen me shumë dashuri për dy njerëz kaq të shtrenjtë për mua. Jam shumë e lumtur që keni mundësi që sot të jeni dhe të jetoni në qiellin e Tiranës në këtë natë për poezinë, për dashurinë, për jetën. Thonë se ne nuk shkruajmë apo lexojmë poezi për të qenë të përveçëm, por sepse jemi humanë. Mjekësia, ligji, biznesi, politika sigurisht janë qëllime të mëdha të jetës, por poezia, romanca dashuria janë gjithçka për të cilat ne jetojmë. Ju përqafoj shumë fort të gjithëve dhe jam pranë jush me zemër. Uroj të keni një natë të bekuar”, ka thënë Lidna e emocionuar në videon e saj dhe salla ka shpërthyer në duartrokitje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com