Loading...

Postoi foto me simbolin e shqiponjës, grekët kërkojnë heqjen e shtetësisë për Eleni Foureira-s

Duket se një foto e postuar nga Eugent Bushpepa teksa shfaqej në krah të Eleni Foureira-s duke bërë simbolin e Shqiponjës, (ndërsa vetë ajo nuk e bëri publike në llogaritë e rrjeteve sociale), ka ngjallur një debat të fortë në mediat greke.

Pas disa postimeve të bëra në rrjetet sociale të disa gazetarëve grekë, të cilët akuzonin Elenin se kishte fyer Greqinë me këtë simbol dhe se nuk duhej kurrsesi ta kishte bërë, duke shkuar me tej dhe duke shkruar që duhet ‘t’i hiqet shtetësia greke dhe të ikte në Shqipëri dhe të bëjë të gjithë zogjtë fluturues, jo vetëm shqiponjën’, është kthyer edhe në temën e ditën në emisionet e mëngjesit në kanalet kryesore.

“U bë nami edhe në rrjete sociale por edhe në bisedat mes shoqërive, pas fotos që Eleni bëri me përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, dhe si përfundim nuk e kuptuam, ishte një simbol që përfaqësonte “Shqipërinë e madhe” apo ishte thjeshtë simbol i flamurit shqiptar?”, e nis bisedën një ndër gazetarët e emisionit të mëngjesit në “ANT1”.

Ndërkohë, një tjetër gazetar, i cili ndër të tjera shprehet se nuk ka asgjë me shqiptarët, duke i cilësuar si njerëz ‘të pëlqyer’ e se ka shumë miqësi nga Shqipëria, shprehet:

“Eleni duket se nuk e ka bërë qëllimisht dhe nuk e ka kuptuar se çfarë ka bërë, çfarë kuptimi ka kjo gjë. Nuk ka asgjë të keqe në këtë foto, por për Greqinë, për fat të keq kjo shenjë për grekët është shenjë e “Shqipërisë së Madhe” dhe për këtë është keqkuptuar kaq shumë”.

“Eleni nuk duhej ta bënte, ka bërë gabim, dhe të paktën duhej të kërkonte falje pas kësaj që ka bërë”, shprehet një tjetër gazetare.

Ndërkohe debati edhe në këtë studio është ndarë, teka disa nga gazetarët e kanë justifikuar Elenin, duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim të nënkuptoj asgjë që provokon grekët, ndërsa të tjerë shprehen se ajo duhej ta dinte mirë se disa gjëra, pikërisht në Eurovizion që ka ndikim politik, nuk duhen bërë.

Nga ana tjetër Eleni ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shprehet:

”Muzika është për të bashkuar dhe jo për ndarë njerëz, e prandaj jam këtu, nuk kam asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më kanë akuzuar. Unë e dua shumë Greqinë dhe askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë gjë. Le të shkojmë tani dhe të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Eleni nuk e ka bërë me qëllim, por thjeshtë nuk është treguar e kujdesshme dhe nuk ka kuptuar që kjo shenjë do të interpretohej dhe do të përcillte këtë kuptim për grekët”, shprehen gazetarët në studio.

https://youtu.be/ZMGb_cKvYtY

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com