Loading...

Pedagogu Erion Kristo shpërthen keq ndaj emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’: “Pështirësi që më përzien zorrët…”

Këtë të hënë në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ka qenë i ftuar një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend Saimir Mane.

Ai është vënë përballë fëmijëvë të cilët i kanë drejtuar pyetje të befasishme.

“Kur ikën në pub-e (lokal nate), a i mbulon femrat me lekë”?, -ishte kjo pyetja e njërit prej fëmijëve që zgjoi debate.

Menjëherë ka reaguar pedagogu dhe gazetari i njohur Erion Kristo i cili ka një kritikë të fortë për keqpërdorimin e pafajësisë dhe inteligjencës së fëmijëve në ekran.

‘Shfrytezimi i femijeve, i inteligjences, bukurise dhe pafajesise se tyre per tu bere fresk oligarkeve, pushtetareve dhe njerezve me produkte te dyshimta kulturore, eshte nje peshtiresi qe me perzien zorret. Pyetja e femijes ishte: kur shkon ne pab, a i mbulon femrat me leke?Edhe nje here ne vit qe behet emision per femije, ata perdoren. Po kjo nuk eshte me e keqja. Me e keqja eshte duartrokitja e njerezve dhe mungesa e reagimit te intelektualeve.Po prape ka dhe me keq se sa kaq. Kam vite qe flas per femijet dhe nuk shoh asgje te bukur ne horizontin e tyre. Me sa kuptoj, kaq fuqi kemi. Kjo me derrmon plotesisht!’ shkruhet në statusin e Erion Kristos. Menjëherë pas publikimit të tij të shumta kanë qenë reagimet që i japin të drejtë dhe shprehin keqardhje për një nivel aq të dobët dhe keqpërdorim të fëmijëve në ekran.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com