E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishte Matilda, 29 vjeç, nënë e 2 fëmijëve. Ajo tregoi se thashethemet që fshati ka bërë për të i janë kthyer në makth dhe bashkëshorti i saj ka humbur besimin tek ajo.
“Jam martuar 16 vjece me shkuesi, me Ilian kemi shkuar shume mire, cift me harmoni, na kishin zili. E kam thirrur bashkeshortin sepse ka ndryshuar shume dhe shkak jane bere thashethemet. Para nja 2 muajsh une nuk ndihesha mire, isha paqejf dhe me moren prinderit e mi bashke me femijet. Na ndodhi edhe nje permbytje dhe e kishim shtepine ne uje. Pas 6 ditesh merr ne telefon burri dhe thote qe kishte degjuar fjale. Sikur une bashkejetoja me nje person nga fshati dhe kisha krijuar martese te dyte.
I thashe prinderve, ai erdhi dhe me gjeti te shtepia mamit dhe babit. Babi u nxeh sepse beson tek une. Kete personin për të cilin u hapën fjalët e njoh, e kam pare nga larg. E kam takuar ne nje dyqan te fshatit. Ne Facebook me ka bere nje ftese para 1 viti. Burri me tha mos e prano. I bera bllok atij personi dhe s’kisha asnje kontakt. Nuk di kush i ka perhapur keto fjale. Burrit i vinin telefonata anonime dhe vendosem ta denonconim ne polici. Ky person na doli perballe dhe i tha burrit tim me keni prishur familjen. Une ty apo ti mua i tha burri im. S’me qasin ne familje tha. Dua te vish te me besoj familja i tha. Bashkeshorti im nuk eshte me si perpara, ai dikur bente gjithcka per mua”, tregoi Matilda.
Iliri erdhi në studio dhe sapo pa Matildën në ekran e kuptoi për çfarë e kishte thirrur. Ai u përlot kur ajo nisi ta falenderonte dhe t’i kërkonte të ketë besim.
“Ilir te kam thirrur te te falenderoj per gjithcka ke bere per mua, te falenderoj qe ke ndenjur prane meje, ke qene nje bashkshort i mire, baba shume i mire dhe kete gje dua ta rifitoj serish. Dua qe te me besosh mos degjosh fjalet e keqija. Dua te kemi jeten qe kemi pasur. Fjalet nuk jane te verteta. Te dua pafund”, i tha Matilda bashkëshortit.
“Ajo e ka dashurine time, por une jam i vrare vete. Ne i kemi mbaruar ato muhabete. Eshte e falur per mua, perderisa se kam pare me syte e mir s’kam pse t’i bie ne qafe. Une ate mora ate do mbaj”, tha Iliri dhe çifti në fund u përqafua.