HUMOR/ Një tjetër pasardhës mbretëror në Shqipëri Fevzo zbulon se shqiptarja më e bukur e botës, princesha egjiptiane Fevzia është halla e tij, por mbiemrin “Fevzi” e ka vënë si emër
Shkruan Memo Aliaj
Sapo u publika lajmi, se femra me bukur e botës, por pa kurorë “MISS” është shqiptare e lindur nga prindër mbretëror me origjinë shqiptare në Egjipt, moderatori shqiptar Fevzo, hapi arkivat e Egjiptit, që ia ka dhënë në mirëbesim një princ i mbretërisë dhe zbuloi, se kjo princeshë bukuroshe është halla e tij.
Moderatori Fevzo, lidhjen e gjakut me hallën princeshë të Egjiptit, na e sqaron me faktin se sipas dokumenteve, ajo e ka pasur emrin “Fevza”, siç e ka mbiemrin zyrtar Fevzo, por që pas njohjes së tij ndërkombëtare, prej librit të kushërirt të gjyshes Enver Hoxha, mbiemrin Fevziu, ia citojnë si emër dhe jo si mbiemër.
Fevzo, deklaron gjithashtu, se e ka pasur mbiemrin “Fevzia”, si emri i hallws princesh Fevzia, por ia kanë ngatëruar pa dashje ata të Komitetit Qendror të PPSH, kur e hoqen nga sekretar rinie i fakultetit dhe aktivizuan si lider në lëvizjen stundetore anti-komuniste studentore e i mbeti… “Fevziu”!
Sipas shpjegimit tjetër të Fevzos, birësuesi i tij Ali, ndërroi emrin me mbiemrin, për të humbur gjurmët e lidhjes së gjakut me familjen mbretërore të Egjiptit. Tjetër argument është emri i trashëguar i birësuesit të Fevoz, i cili quhet “Ali”, emër që është i njëjtë me mbiemrin “Ali”, të princeshës Favzia. Po kështu, Fevzo ka pasur një stërgjysh të gjyshit, me emrin “Fuat” dhe “Fuat”, quhej edhe babai i princeshës shqiptare Fevzia.
Por Fevzo jep edhe një argument estetik, që përforcon dhe lidhjen e tyre të gjakut. Sipas tij, kur ishte i ri, Fevzo i ka pasur flokët në të nëjjtin model me onde, tamam si halla princeshë Feviza, por që i kanë rënë në këto 20 vitet e fundit, nga studimet dhe lodhja e madhe për konsolidimin e medias së pavarur në Shqipëri..
Tjetër argument ngjashmërie e përputhje mes tij dhe hallës princeshë, Fevzoja ynë paraqet ngajshmërinë e plotë mes tyre, në rrumbullakësinë e kokës, formës së ballit, formës dhe ngjyrës së syve, hundës, buzëve e mjekrës. Po kështu e njetë mes tyre është edhe mënyra e pozimit para fotografëve, gjë që konfirmon trashëgimi fizike dhe sjellje, që janë tregues vetëm për shoqërinë e lartë aristokrate. Sa për kujtesë: – Princesha e bukur, quhet: Faëzia (Fevzia) Fuat Ali, ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin, bija më e madhe e Mbretit Fuat të Egjiptit –
Moderatori i mirënjohur shqiptar quhet Blendi Ali Fevziu, trashgimtar I familjes së madhe aristokrate “Toptani”, dajot e mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu dhe pasardhës nga gjyshja, i sundimtarit komunist Enver Hoxha.