Mes motrës së Encës, Uindi dhe gazetares Dasara Karaiskaj ka nisur debati që kur Enca postoi disa ditë më parë një status ku shkruante se gjatë seksit thërret emrin e saj. “Tani asaj mikeshës femërore nuk do t’i themi më ‘pjeshka’ por Enca”, tha Dasara në emision dhe kaq u desh që mes saj dhe Uindit të niste debat.
“Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim Dasara”, shkroi Uindi në Instastory ndërsa Dasara ja ktheu e ftuar tek “Një kat më lart” ku u shpreh: “Unë nuk e dija që Enca kishte një motër, që ajo motra ishte si karnavale, është vetëm 18 vjeç, por goxha më e vyshkur se unë”.
Menjëherë Uindi reagoi duke bërë një postim të gjatë në Instastory ku e akuzonte Dasarën për përdorim lëndësh narkotike. “
“Dasara K. ti ke një smirë që s’e kuptoj dot. A është arsyeja që Enca nuk ta ka begenisur kurrë ftesën për në “emision”? Apo pasojat e lëndëve narkotike (për të cilat ato pak veta që të njohin ta dinë historikun)?”, shkruante ndër të tjera Uindi.
3 ditë më pas ka reaguar edhe Dasara e cila ka publikuar një artikull ku renditen artistët që pinë hashash e mes tyre në foto është edhe Enca. “Jo se kam ndonjë gjë kundër por…Kush ta bën predikimin domethënë”, shkruan Dasara.
Menjëherë Uindi reagoi duke bërë një postim të gjatë në Instastory ku e akuzonte Dasarën për përdorim lëndësh narkotike. “